“Drejt BE-së me vendosmëri – Mesazhi që vjen nga Vora
Në një takim të hapur me banorët e Vorës, Taulant Balla, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Blerim Shera, ndau vizionin për sfidën madhore të vendit: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian.
💬 Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, u theksua se kjo është një sfidë historike, jo vetëm për politikën, por për të gjithë vendin, me synim mbylljen e kapitujve të së shkuarës dhe vulosjen përfundimtare të përkatësisë europiane të Shqipërisë.
▪️ Forcimi i institucioneve dhe standardeve europiane
▪️ Përshpejtimi i reformave kyçe
▪️ Sigurimi i anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian
📍 Prania e Kryebashkiakut Blerim Shera në këtë takim nënvizon rëndësinë që ka Vora si një zonë aktive në dialogun qytetar dhe në proceset zhvillimore të vendit.
🇦🇱🤝🇪🇺 Mesazhi është i qartë: rruga drejt BE-së kërkon punë, bashkëpunim dhe vizion të përbashkët.
#VoraNews #PunëteShqipërisë #Shqipëria2030 #BE #Vora







