Vora News

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën për komision hetimor mbi “McGonigal” dhe pranoi atë për zgjedhjet e 11 majit, vjen reagimi nga PD

Gjykata Kushtetuese shpalli sot vendimin lidhur me dy kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, duke rrëzuar njërën dhe pranuar tjetrën.

Sipas vendimit të Kushtetueses, është rrëzuar kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen McGonigal, ndërsa u pranua hetimori për zgjedhjet e 11 majit.

Pas këtij vendimi të GJK reagoi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Ky i fundit u shpreh se ky vendim është dëshmi flagrante e presionit politik ndaj Gjykatës.

“1 po, 1 jo, është politikë, jo drejtësi kushtetuese! Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kurse rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për aferën korruptive McGonigal, është dëshmi flagrante e presionit politik ndaj kësaj Gjykate”, shprehet Bardhi.

Reagimi i Bardhit

1 po, 1 jo, është politikë, jo drejtësi kushtetuese!

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kurse rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për aferën korruptive McGonigal, është dëshmi flagrante e presionit politik ndaj kësaj Gjykate.

Se si mund të thuhet që kërkesës i mungonin indiciet për ta konsideruar çështje të veçantë, ndërkohë që ajo është e bazuar në 7 dokumente zyrtare të drejtësisë amerikane, arbitrazhit ndërkombëtar dhe drejtësisë shqiptare, vetëm një gjykatë nën presion politik mund ta thotë. Aq më tepër që kjo vendoset 4 me 4, dhe për këtë shkak rrëzohet pa vendim, njësoj si afera tjetër personale e Edi Ramës për çështjen “Becchetti”.

Por pavarësisht kësaj “e mirëkuptoj” Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin e sotëm. Fundja, afera “McGonigal” është funerali politik i Edi Ramës dhe Gjykata jonë Kushtetuese kurrësesi nuk do mund të kishte guximin profesional për ta organizuar atë, njësoj si kolegët e tyre në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që prej 3.5 vitesh mbajnë në sirtar procedimin penal nr. 22, të vitit 2023.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button