Vora News

Nis seanca e parë në themel ndaj Erion Veliajt dhe 18 të tjerëve

Këtë të martë, 26 maj, po mbahet seanca e parë në themel në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të pandehur të tjerë. Këta të fundit do të gjykohen me procedurë të zakonshme për dyshimet e ngritura nga SPAK se janë përfshirë në korrupsion e pastrim parash, akuza që ata i mohojnë.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, gjykimi po drejtohet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Elsa Ulliri në cilësinë e kryesueses, ndërsa anëtarë janë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.

Vlen të theksohet se Veliaj nuk është prezent në sallën e gjyqit. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme, pasi u njoh me kërkesën e gazetarëve për transmetimin live të të gjithë procesit gjyqësor, vendosi ta rrëzojë atë.

Sipas togave të zeza, gjatë procesit do të paraqiten edhe dëshmitarë dhe transmetimi i drejtpërdrejtë mund të ndikojë te dëshmitë e tyre, si edhe të cenojë mbarëvajtjen e procesit gjyqësor.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button