Ulet mosha e vaksinimeve, zbuloni cilat janë kategoritë që kanë prioritet duke filluar nga e diela
Duke nisur nga kjo e diel, në Shqipëri ulet fasha e të moshuarve që do të vaksinohen. Mësohet se fasha e 65- 69 vjeç dhe mbi 60 vjeçarët me sëmundje kronike do të nisin vaksinimin. Prioritet do të kenë ata me sëmundje kronike.
Ulja e fashës ndodh me mbërritjen sot të 100 mijë dozave të vaksinës kineze në Shqipëri.Ndërkohë që procesi vijon edhe për të moshuarit mbi 70 vjeç, për gazetarët e terrenit, operatorët dhe punonjësit e policis ë. Mësuesit presin të marrin dozën e dytë ndërsa mjekët e infermierët janë vaksinuar me të dy dozat. Edhe farmacistët kanë nisur dy ditë më parë procesin e regjistrimit dhe vaksinimit.
Në të gjithë vendin deri tani janë vaksinuar mbi 162 mijë të moshuar, ndërsa në total janë kryer 232,556 doza të vaksinës antiCOVID19. Shifrën e bëri me dije, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ndoqi nga afër procesin e vaksinimit në Gjirokastër së bashku me kryeministrin Rama.
Sot nga Rinasi, ministri për Rindërtimin Ahmetaj tha se javën tjetër pritet të mbërrijnë 80 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik.
Të gjthë ata të moshës mbi 65 -69 vjeç mund të kontaktojnë mjekun e familjes për t’u regjistruar ose të aplikojnë në portalin e–albania për të rezervuar ditën e vaksinimit.