Covid, Rama i telefonoi Erdoganit për të sjellë ekspertët turq

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë, për masat për përballimin e pandemisë Covid 19.
Në fjalën e mbajtur në komunikimin e përbashkët me homologët shqiptarë, eksperti turk, Rexhep Ozturk, zbuloi telefonatën Rama-Erdogan, që e solli ekipin turk në Shqipëri. Ai vlerësoi sistemin shëndetësor shqiptar, duke përgëzuar kreun e qeverisë në emër të Erdoganit.
“Dua t’ju përcjell mesazhet falënderuese dhe përshëndetjet e përzemërta të presidentit Erdogan. Referuar telefonatës që keni bërë me presidentit tonë, menjëherë jemi vënë në lëvizje dhe kemi marrë rrugën për në Shqipëri”, – tha ai.
Ndërsa në fjalën e mbajtur, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se e gjithë bota po përballet me një situatë të vështirë, teksa tha edhe njëherë se sistemi ynë shëndetësor i ka të gjitha kapacitete për të përballuar çdo situatë.




