Aktualitet
Argita Malltezi sërish në protestë para bashkisë së Tiranës

Ka nisur protesta para bashkisë së Tiranës e thirrur nga Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen Kombëtare të Teatrit.
Mes protestuesve është dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.
Malltezi mbante veshur bluzën me thirrjen: ‘Lironi liderin e opozitës’.
Protesta e opozitës po mbahet para bashkisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie pas operacionit për dosjen ‘5D’.
Kujtojmë se operacioni çoi në pranga disa zyrtarë tëbashkisë së Tiranës.




