Aktualitet

Drejt Italisë / Shpëtohet gomonia me emigrantë në Vlorë, mes tyre gra dhe fëmijë. 9 te Trauma në Tiranë!

Një gomone me rreth 50 emigrantë nga Lindja e Mesme u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë mbrëmjen e djeshme.

Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, u krye në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë.

Personat në gomone, mes tyre gra e fëmijë, u shpëtuan nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe u transportuan në drejtim të Triportit, në Vlorë.

Raportohet se rreth 50 emigrantë sirianë prisnin të kalonin kufirin drejt Italisë nëpërmjet lumit Vjosë për të dalë më pas në det të hapur.

Ata janë gjetur në shi, ndërkohë që mendohet se janë pikasur nga banorët e zonës, pasi ishin duke qëndruar të mbledhur grumbull.

Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone  të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptarë. Ndërsa shumë prej tyre në gjëndje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës.

16 persona morën ndihmë të specializuar në Vlorë,  ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë. Kjo e fundit në komunikatën e saj për shtyp tha se goditi një rast trafiku klandestinësh,  pas një pëgjimi të kryer, por mësohet se salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim, pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për t’u mbytur. Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button