Vora News

Kushtetuesja zbardh vendimin për Metën, 5 gjyqtarë votuan kundër lirimit të ish-Presidentit

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 8 prillit për ish-Presidentin Ilir Meta, ku kjo gjykatë rrëzoi me shumicë votash ankimin e Ilir Metës, i cili kërkonte shpalljen antikushtetuese të masës “arrest me burg” dhe kundërshtonte mënyrën e ekzekutimit të saj.

Gjyqtaret Marjana Semini dhe Marsida Xhaferllari kanë votuar për pranimin e kërkesës së Metës, për prishjen e vendimit për masën e sigurisë. Ndërsa 5 gjyqtarë të tjerë kanë votuar kundër kërkesës së ish-Presidentit. Gjytarja Sonila Bejtja ka dalë me mendim të vetin, pro kërkesës së Metës.

Në 8 prill të këtij viti, ish-presidenti Ilir Meta e humbi betejën për liri edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vijojë të qëndrojë në burg.

Me shumicë votash, gjyqtarët e Kushtetueses vendosën rrëzimin e kërkesës së kreut të Partisë së Lirisë për shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg. Kushtetuesja rrëzoi edhe dy pretendimet e Ilir Metës se masa e sigurisë ndaj tij është joproporcionale dhe se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, ka fakte dhe informacione të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se ish-presidenti mund të ketë kryer veprat penale, për të cilat akuzohet dhe po mbahet në qeli që prej 21 tetorit 2024.

Për mënyrën e arrestimit në tetor 2024, të cilën Meta e quan çnjerëzore dhe poshtëruese, Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh. Me shumicë votash, Gjykata vlerësoi në 8 prill se nuk mund ta marrë në shqyrtim, pasi çështja po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, atje ku Meta ka depozituar një kallëzim pas arrestimit nga forcat Operacionale në hyrje të kryeqytetit, ndërsa po kthehej nga Kosova. Do duhet që kjo padi e Metës të shqyrtohet nga tre shkallët e Gjyqësorit, që më pas të shprehet Kushtetuesja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button