Rajoni - Bota

Lajm i mirë për tregjet e naftës, Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se anijet kanë nisur të lëvizin sërish nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë, e cila u përball me kufizime dhe tensione të forta pas nisjes së konfliktit me Iranin.

Përmes një reagimi publik, Trump tha se shumë prej mjeteve lundruese që po kalojnë nëpër ngushticë janë të ngarkuara me naftë, duke siguruar se rruga detare është tashmë e sigurt.

“Anijet po fillojnë të lëvizin”, deklaroi Trump, duke shtuar se shumë prej tyre “janë të ngarkuara me naftë” dhe se korsia e transportit detar është “plotësisht e sigurt dhe e paprekur”.

Një ditë më parë, presidenti amerikan u kishte bërë thirrje kompanive detare të rifillonin aktivitetin, duke deklaruar se: “Ndezni motorët dhe lëreni naftën të rrjedhë”, ndërsa sinjalizoi rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Më pas, Trump bëri të ditur se rruga strategjike e transportit detar pritet të hapet zyrtarisht të premten, ditë kur sipas tij do të nënshkruhet edhe marrëveshja përkatëse.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button