Rajoni - Bota

Tërmet 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA

Një tërmet me magnitudë 8.8 ka goditur brigjet lindore të Rusisë, në gadishullin Kamçatka, duke shkaktuar frikë për një cunami të mundshëm në rajon. Tërmeti, i përshkruar si një “përbindësh”, ndodhi të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Autoritetet në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa evakuimi në disa zona bregdetare si pasojë e paralajmërimeve për një valë të fuqishme cunami që mund të pasohet nga tërmeti. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha, por situata mbetet nën monitorim intensiv.

Gadishulli Kamçatka ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, dhe tërmete të këtij niveli janë të rralla, por shumë të rrezikshme për vendet përreth Oqeanit Paqësor. Autoritetet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar, ndërsa valët e para të mundshme të cunamit pritet të prekin disa rajone bregdetare në orët në vijim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button