Rajoni - BotaShëndeti

Mbi 160 persona të helmuar, ende nuk dihet shkaku, dyshohet nga uji i pijshëm

Mbi 160 qytetarë në Deçan të Kosovës nga mbrëmja e së shtunës por edhe gjatë ditës së djeshme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe ka dyshime që janë helmuar nga uji i pijshëm.

KRU “Hidrodrini” njësia operative e ujësjellësit në Deçan me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se janë marrë mostrat e ujit dhe janë nënshtruar analizës laboratorike.

“Pas shqetësimeve të shfaqura nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësorë Ekipet e përbashkëta të KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Deçan së bashku me staf të specializuar nga IKSHPK, respektivisht IRSHP-Pejë, gjatë tërë ditës së djeshme e deri mbrëmë vonë kanë marrë mostrat e ujit në fshatrat e sipërshënuar dhe të njëjtat i janë nënshtruar analizës laboratorike. Rezultatet janë në pritje dhe përpunim dhe të njëjtat do të barten zyrtarisht tek KRU ‘Hidrodrini’ për tu publikuar për opinion”, thuhet në njoftim.

Qindra qytetarë të Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm, ndërsa “Hidrodrini” apelon që deri në kthimin e analizës të mos konsumohet uji.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button