Rajoni - Bota

Tërmet i fortë në detin Jon, lëkundjet ndihen në Siçili dhe Kalabri

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur gjatë orëve të para të mëngjesit detin Jon, në një zonë të vendosur mes Sicilisë dhe Kalabrisë.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, lëkundja u regjistrua në orën 03:26 me thellësi 48 kilometra, rreth 72 km nga Reggio Calabria dhe 81 km nga Aci Reale.

Tërmeti është ndier qartë nga popullata, veçanërisht në Catania, Messina dhe Siracusa, ku shumë banorë të alarmuar kanë dalë në rrugë. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por frika ka qenë e madhe për shkak të intensitetit të lëkundjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button