Politikë

Çfarë është mutacioni i Covid-19 dhe vendimi për masat e reja shtrënguese, flet Eugena Tomini

Thuajse e tërë Europa është izoluar për festa me qëllim parandalimin e koronavirusit, ndërsa Shqipëria mori të njëjtin vendim, por vendosi masa disi më të lehta shtrënguese.

Në javët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur një rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19, madje është folur për një variacion të ri, që transmetohen 70 për qind më shpejt.

“ Duhet të përdorim të njëjtat masa mbrojtëse, pasi flasim për të njëjtin grup virusesh që transmetohen nëpërmjet spërklave”, – u shpreh ekspertja Eugena Tomini.

Komiteti i Ekspertëve udhëzoi sot  masa shtrënguese, të cilat do të kufizojnë orarin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00, të paktën deri në datën 4 janar.

Perse u mor parasysh kjo periudhë për të vendosur një masë të re?

Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini,  tha se një ndër elementët e vlerësuar sa i përket uljes së transmetimit të virusit është distancimi fizik dhe festat nuk ta mundësojnë këtë.

“Do të kishim grumbullime në bare apo restorante dhe ky është një nga elementët që mund të ndikojë. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike dhe këto masa të marra nuk janë fikse. Nga data 5 janar ne do të rikthehemi me orën policore, nga ora 22:00 deri në 06:00. Ndërkohë, mësimdhënia për shkollat do të fillojnë sipas orientimit të Ministrisë së Arsimit për datën 11 janar” – u shpreh ajo.

Më tej, Tomini foli në A2 edhe për mutacionin e ri që ka pësuar Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, atje ku rastet janë rritur ndjeshëm.

“Në javët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur një rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19. Duhet të përdorim të njëjtat masa mbrojtëse, pasi flasim për të njëjtin grup virusesh që transmetohen nëpërmjet spërklave. Është shumë e rëndësishme të dimë nivelin e transmetueshmërisë”.

“Të dimë sa agresiv është virusi, ndërkohë të dimë nëse riinfektohen personat që e kanë kaluar. Është një virus që po studiohet në mënyrë intensive dhe të rejat e fundit sërish që do t’i marrim nga raportimet e OBSH. Jemi herët për të gjykuar mbi efektin e vaksinës kundrejt këtij mutacioni”, u shpreh Tomini.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button