Aktualitet

Tërmeti në Kroaci, reagon kryeministri Rama: Shqipëria do të japë ndihmën e saj modeste

Pas tërmetit që goditi sot Kroacinë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një reagimi në Twitter.

“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë”, tha Rama në mesazhin e tij.

Tërmeti me madhësi 6.4 la pas dëme të mëdha materiale, si dhe të plagosur të shumtë.

Deri tani raportohen edhe për dy viktima, një vajzë e mitur si dhe një djalë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button