Aktualitet

Aksidentohet për vdekje 62-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë. Informacionet si ndodhi ngjarja

Një 62-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 në aksin Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal.

“Në datën 03.01.2021, rreth orës 07:00, njoftohemi se në aksin rrugorë Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me biçiklete. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button