Aktualitet

Kur nis mësimi online për studentët/ Fakulteti i Histori-Filologjisë jep njoftimin e rëndësishëm

Fakulteti i Histori-Filologjisë bën njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis mësimi online për studentët

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka zbuluar se me datë 5 janar do të nisë mësimi online.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka thënë më herët se mësimi për shkollat e mesme dhe 9-vjeçare do të nisë me 11 janar.

Studentët nuk kanë mundur që të hyjnë në auditore këtë vit, për shkak të situatës së koronavirusit.

Që nga fillimi i vitit akademik ata kanë zhvilluar mësim online.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button