Aktualitet

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, mesazh Xhaçkës: Lidershipi juaj ka bërë të mundur përparime thelbësore në FA

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka uruar Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka për detyrën e re, ndërsa vlerësoi rolin e saj në 3 vite si Ministre e Mbrojtjes.

Ndër të tjera në mesazh thuhet se Shqipëria shërben si lider në rajon, përmes Kryesisë së kartës SHBA-Adriatike, apo siç njihet ndryshe A5.

E nderuar zonja Ministre

Në emër të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të palëkundur në marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri në më shumë se tre vjet si Ministre e Mbrojtjes. Lidershipi juaj ka bërë të mundur përparime thelbësore në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare. Ju keni udhëhequr me aftësi institucionin tuaj përmes sfidave të papritura – nga tërmeti te COVID-19 – ndërsa shërbeni si një lider në rajon, përmes Kryesisë së Kartës SHBA-Adriatike”, thuhet në mesazhin e Zyrës së Ndihmës-Sekretarit të Mbrojtjes.

Ne e vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SHBA-të dhe aleatët e NATO-s në operacionet e koalicionit, të tilla si Misioni ‘Mbështetja e Vendosur’ në Afganistan. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ju uron fatin më të mirë në pozicionin tuaj të ri“, vijon mesazhi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button