Rajoni - Bota

Në 20 Janar betohet, por a ndihet i sigurt pas trazirave? Joe Biden i qartë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u shpreh se ndihet i sigurt për ceremoninë e betimit në Uashington në datë 20 Janar, pavarësisht trazirave në Kapitol në datë 6.

Pasi paraqiti planin e tij për vaksinimet kundër Covid-19, një gazetar e pyeti nëse ndihej i sigurt, pavarësisht raporteve të shërbimeve të inteligjencës? “Po”, u përgjigj shkurtimisht Biden.

Ndërkohë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi nuk pranoi të komentonte kur mund të fillonte gjyqi i Presidentit në largim Donald Trump, i cili akuzohet për nxitje të mbështetësve të tij për të sulmuar Kapitolin.

100,000 mjekë dhe infermierë në procesin e vaksinimit

Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden ka njoftuar planet për të ngritur mijëra qendra vaksinimi për të përshpejtuar procesin në Shtetet e Bashkuara.

Plani i Joe Biden përfshin mobilizimin e 100,000 mjekëve dhe infermierëve për vaksinimet.

Më parë, stafi i tij tha që ata kishin ndërmend të kërkonin nga Kongresi të lehtësonte disa rregullore në lidhje me licencimin e profesionistëve të shëndetit që janë në pension.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button