Aktualitet

Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19: Po i nënshtrohemi një terapie të fortë

TIRANË– Presidenti i “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij, Mimoza janë infektuar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ndroqi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ka nisur trajtimin intensiv së bashku me të shoqen. 

Gjithashtu ai shton se gjendja e tyre nuk është e mirë, por po marrin mjekimin e duhur nën përkujdesjen e bluzave të bardha.

“Të dashur miq, për shkak të pamundësisë pë t’ju përgjigjur në angazhimet ditore dhe mesazheve të shumta si pasojë e mungesës sime dua t’ju bëj me dije se prej disa ditësh, unë dhe bashkëshortja ime jemi në trajtim intensiv të prekur të dy nga Covid-19. Nuk është e lehtë kjo betejë, siç e dini familja ime është goditur rëndë, ndaj i jemi nënshtruar një regjimi e terapie të fortë nën kujdesin skrupuloz të mjekëve dhe infermierëve, që gjej rastin t’i falënderoj për gjithçka bëjnë në këto kohë të mbrapshta për mbarë botën. Duke ju kërkuar ndjesë për pamundësinë e përgjigjes ndaj secilit, duke ju qënë mirënjohës për mesazhet mbështetëse, duke ju kujtuar të ruani veten e të shtrenjtët tuaj se është kaq i pabesë ky virus, uroj ta kalojmë me kurajo e përkushtim këtë moment të paprecedentë në jetën tonë. Shihemi së shpejti, me respekt Ylli e Mimoza Ndroqi,”-shkruhet nw reagim. 

Ndërkohë që në vendin tonë që prej rasteve të para të pandemisë janë shënuar 67216 të infektuar, nga të cilët 1270 persona kanë humbur jetën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button