Aktualitet

21 janari”, Rama dhe familjarët e viktimave vendosin lule në bulevard (Foto)

Pasi iu dorëzoi titullin “Dëshmor i Atdheut”, familjarëve të 4 protestueseve të vrarë më “21 Janar” në bulevard 10 vjet më parë, kryeministri Rama vendosi lule në vendin ku ata humbën jetën.

Rama e mbylli takimin me familjarët e viktimave, duke bërë një premtim se do të bëjë gjithçka për të adresuar drejtësi për dosjen e “21 Janarit”, ku mbetën të vrarë: Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Aleks Nika.

“Sot për Shqipërinë vlen më shumë se në çdo rast tjetër, fjala e mençur e popullit që: drejtësia njësoj si e vërteta, vonon, por nuk harron asnjëherë”, – u shpreh Rama.

10 vjet nga ngjarja e rëndë, kreu i qeverisë dhe familjarët e viktimave përsëritën ritin e përvitshëm, duke vendosur karafila të kuq te memorialët e gdhendur në trotuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button