Rajoni - Bota

Belgjika merr masa të rrepta, anulohen fluturimet deri në 1 mars, kryeministri: Udhëtimet do të mbahen vetëm për raste urgjente

BELGJIKË- Belgjika ka anuluar të gjitha udhëtimet me shtetet e tjera për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Lajmin e ka bërë të ditur APNews, ku shkruan se kjo është një përpjekje për të ulur rastet e shumta të infektimeve si edhe për të mos marrë variantet e tjera të virusit.

Udhëtimet në Belgjikë do të ndalohen deri në 1 mars, ndërsa të vetmit që do të leohen të udhëtojnë janë personat që kanë punë të rëndësishme ose urgjente. Ndërkohë që të gjithë personat që futen në Belgjikë duhet të karantinohen  ëpr 19 ditë në mënyrë që të mos përhapin mutacionet e Covid.

Kryeministri belg, Alexander De Cro tha se do tw “ndwrtohet njw mur” rreth Belgikws pwr tw mos pwrhapur virusin.

“Ne do të ndërtojmë një mur rreth Belgjikës, mund të shkojmë në vende të tjera, por vetëm për arsye thelbësore. Situata është stabilizuar në javët e fundit, rreth 2,000 raste në ditë, por rreziku nuk është zhdukur,”tha De Cro.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Belgjikë janë regjistruar 689,271 persona me Covid, ndërsa 20,675 të tjerë kanë humbur jetën.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button