Rajoni - Bota
Sherr me policin, reperi i njohur përfundon në pranga

Trey Songz është një ndër reperët më të njohur në SHBA, dhe jo vetëm.
Së fundmi ai ka përfunduar i arrestuar pasi u konfliktua me një polic.
Ai u konfliktua me një oficer në stadiumin “Arroëhead” në Kansas City, ku po zhvillohej loja e kampionatit të futbollit amerikan ndërmjet ekipeve, “Kansas City Chiefs” dhe “Buffalo Bills”.
Dëshmitarët që kanë parë gjithçka thonë se Trey ishte bezdisur nga disa adhurues të cilëve u kishte kërkuar ta mbajnë qetësi.
Më pas një polic e kishte sulmuar fizikisht 36-vjeçarin, dhe ky i fundit iu përgjigj me të njëjtën formë.




