Aktualitet

Nesër ‘acari i zi’, rreshje shiu dhe bore, i ftohti ‘mbërthen’ vendin

Meteorologia e Metoalb, Adjola Bani këtë të martë ka bërë një panoramë të përgjithshme në lidhje me situatën e kushteve atmosferike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Në një prononcim për abcnews.al, Bani bën me dije se duke filluar nga e mërkura vendi ynë do të përfshihet nga temperatura të ulëta dhe ulje të intensitetit të reshjeve situatë që do të zgjasë deri të premten.

Ndërkohë fundjava do të sjellë rikthimin e reshjeve të shiut dhe rritjen e temperaturave.

“Zonat veriore dhe qendrorë kanë pasur përmirësim të kushteve të motit që ngelen me reshje të pakta shiu, ndërsa zonat jugore dhe juglindore aktualisht ka reshje në formë rrebeshi. Aktualisht në zonat malore ka reshje bore. Situata vjen duke u përmirësuar në orët në vijim, ku do të kemi pauz të reshjeve duke bërë që e mërkura të paraqitet me mot të kthjellët dhe  me reshje të kufizuara, situata do të vijojë dhe të premten deri në orët e mbrëmjes   duke bërë që në fundjavë të rikthehen reshjet e shiut.

Temperaturat kanë pësuar një rënie duke bërë që më e ndjeshme të jetë mëngjesin e së mërkurës në vlerën -7 gradë në zonat malore dhe maksimumi deri në 8-9 gradë i ftohi do të jetë prezent deri të premten ndërsa e shtuna do të riktheje normalizimin e temperaturave”, ka thënë Bani.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button