Aktualitet
Moti i keq shkakton aksident, në aksin Pogradec-Korçë

Një aksident i rëndë ndodhi në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë-Pllocës.
Sipas informacioneve për mediat, si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq.




