Rajoni - Bota

Tronditet Prishtina! Qëllohet me armë lideri i grupit ‘Plisat'(EMRI+ FOTO)

Kosovë- Prishtina u trondit mbrëmjen e djeshme si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku mbeti i plagosur Rinor Grajqevci, lideri i tifozëve të grupit të njohur “Plisat”.

Ai u qëllua me armë në rrugën “UÇK” e njohur ndryshe si “Qafa”. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Njoftimi

Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha ajo.

I plagosuri Rinor Grajqevci ndodhet në spital.  “Gjendja është stabile për momentin. Është jashtë rrezikut për jetë. Jemi duke pritur rezultatet e analizave. Është plagosur në shpinë” tha një nga mjeket e spitalit të Prishtinës për mediat në Kosovë. Për atentatin nuk ka asnjë të arrestuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button