Rajoni - Bota

Arratisje si në filma në Francë /Furgonit të burgosurit i zënë pritë,arratiset bosi i drogës

Një bos i dyshuar droge po ndiqet nga qindra oficerë policie pasi u arratis nga një furgon burgu i zënë në pritë nga katër persona të armatosur në një autostradë në Francën veriore.

Të paktën dy oficerë burgu u vranë në sulmin e nisur pak pas orës 11:00 në autostradën A154 në Val-de-Reuil në Normandi, sipas mediave lokale.

Tre të tjerë janë plagosur rëndë, tha ministri francez i drejtësisë Eric Dupond-Morett.

burgosuri i arratisur u identifikua në mediat lokale si 30-vjeçari Mohamed A dhe njihet me nofkën” The Fly”, i cili besohet se ka drejtuar një rrjet të trafikimit të drogës.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se qindra oficerë policie ishin mobilizuar, ndërsa presidenti Emmanuel Macron u zotua se po bëhej gjithçka për të gjetur autorët.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button