Rajoni - Bota

Tronditet Greqia, tërmeti me magnitudë 5.7 godet vendin

Greqi- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka tronditur gjatë natës Greqinë. Mediet fqinje raportojnë se lëkundja e fortë është regjistruar në jugperëndim të qytetit të Nisyros, në Dokekanez. Instituti Sizmologjik

Euro-Mesdhetar (EMSC) njoton se tërmeti ka qenë me një thellësi të vogël prej rreth 2 kilometrash. Mediet greke kanë kontaktuar me autoritetet e ishullit, të cilët kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

Lëkundja është regjistruar në orën 01:14 të mesnatës, ndërsa disa minuta më vonë është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter, me një epiqendër 24 km në jugperëndim të Tilos dhe një thellësi prej 10 km.

Kujtojmë se një tërmet me madhësi 3.6 tronditi rajonin të hënën në mëngjes. Epiqendra u raportua 21 kilometra në jugperëndim të Tilos.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button