Rajoni - Bota

Rekord rastesh në Greqi, mbi 3 mijë të prekur me Covid dhe 56 viktima në 24 orë

Situata epidemiologjike në Greqi në 24 orët e fundit është paraqitur shqetësuese.

Greqia raporton rekord rastesh, ku vetëm në 24 orë janë regjistruar 3,465 persona të prekur me Covid, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 227,247 të prekur, 51,6% prej të cilëve janë burra.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu raporton shifra të larta të viktimave. 56 pacientë të prekur me koronavirus humbën jetën.

Ndërkohë 630 pacientë ndodhen në intubim, kryesisht të moshës 68-vjeç.

Sakaq shifra të larta të infeksioneve me Covid janë regjistruar në Atika me 1,701 të prekur, ndjekur nga Athina me 456 të prekur, 394 në Selanik dhe 318 në raste me koronavirus në Pire.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button