Zjarret shkaktojnë kaos në Itali, flakët shkrumbojnë mijëra hektarë pyje në Sicili, Calabri dhe Sardenia, bllokohet qarkullimi

Italia është përfshirë nga temperatura të larta të cilat kanë shkaktuar vatra zjarri në disa rajone të saj.
Zona më e prekur është ajo në rrethin Fossa Creta ku disa familje janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Aksi i shërbimit është i mbyllur për trafikun dhe kalimi në disa rrugë është gjithashtu e bllokuar.
Një zjarr shkatërroi qendrën e larjes Le Capannine në bregdetin Plaia. Shumë zjarrfikës janë angazhuar në fronte të ndryshme.
Operacionet vazhdojnë në Sardenjë në territoret dhe qendrat e banuara të Santu Lussurgiu, Cuglieri, Tresnuraghes, Frossio, Sennariolo, Usellus, Porto Albe, Scano di Montiferro dhe Cabras.
Ekipet e zjarrfikësve janë ende të angazhuar në ndërhyrje të shumta për rikuperimin e zonave të prekura nga flakët, për ndihmë ndaj popullatës, si dhe për zbulimin e dëmeve të pësuara nga ndërtesat dhe kompanitë.
Në provincën e Reggio Calabria një zjarr pyjor ka prekur që dje disa zona të kryeqytetit. Ekipet e zjarrfikësve, të mbështetur nga avionët e flotës së Trupave Kombëtare, janë ende të angazhuar në kontrastimin e fronteve të flakës dhe ruajtjen e shtëpive në zonë.




