Rajoni - Bota
Rikthehen shifrat TRAGJIKE në Itali?/ 377 persona humbin jetën nga COVID-19 dhe konfirmohen mbi 14 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar 14.218 raste të reja me koronavirus nga 270.507 tamponë të kryera.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në harkun kohor të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 377 persona, 45 më pak se ditën e djeshme.
Mediat vendase shkruajnë se vihet re një ulje e personave të shtuar në spitale si në terapitë intensive ashtu edhe në repartet e tjera.
Me bilancin e fundit, personat e infektuar me Covid-19 janë 429.118, nga të cilët 407.401 janë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa 19.575 ndodhen të shtuar në spitale.




