Aktualitet

Tentuan të kalojnë lumin dhe i mori rryma, këta janë elektriçistët që humbën jetën në lumin Drin

Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj janë dy elektriçistët që humbën jetën mesnatën e djeshme pasi automjeti i tyre u rrëzua në lumin Drin. Dy punonjësit e OSHEE në rajonin Gjirokastër, ishin duke inspektuar pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Në momentin që dy elektriçistët janë përpjekur të kalojnë lumin janë marrë nga rrjedha.Punonjësit e OSHEE s’kanë mundur dot të dalin. Pas disa orë kërkimesh polumbarët e RENEA-s kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupat.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button