Aktualitet

EMRI/ Kush është mjeku që u dhunua në QSUT?

Tiranë- Një 24-vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë pasi akuzohet se ka goditur një mjek në ambientet e spitalit.

Bëhet me dije se mjeku që është dhunuar nga i riu është Petrit Gjorgji.

Ky i fundit është mjek pranë urgjencës së QSUT në kryeqytet, ndërkohë që nuk dihen motivet që e çuan të riun të dhunojë mjekun.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”, njoftoi policia për ngjarjen.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button