Aktualitet

Zbulohet qendra e PD ku “prodhohen” komentet propagandistike dhe sharjet në rrjetet sociale, ja ku ndodhet dhe kush i drejton punonjësit

Propaganda është një pjesë e rëndësishme e të bërit politikë, ndërkohë që gjatë fushatave elektorale bëhet edhe më e rëndësishme.

Shpesh në media thuhet se partitë politike kanë qendrat e tyre, ku të rinj mbështetës të këtyre partive “bombardojnë” me komente në rrjete sociale llogaritë e politikanëve, qofshin këta kundërshtarë ose jo.

Edhe Partia Demokratike e ka një qendër të tillë, raporton CAN, e krijuar në vitin 2011 nga Lulzim Basha, dhe që në atë kohë drejtohej nga Erion Isufi, kunati i kryedemokratit.

Tashmë që jemi edhe në kohë fushate, kjo qendër ka filluar të përdoret rregullisht, pasi në të janë të punësuar 30 të rinj që punojnë me 2 turne nga 4 deri në 5 orë.
Këta punonjës me profile fallco në rrjetet sociale sulmojnë me komente, madje edhe fyejnë dhe shajnë kondërshtarët politikë, ndërsa në profilet e demokratëve komentojnë pozitivisht.

Zyra ndodhet në katin e dytë të selisë së Partisë Demokratike dhe është nën komandën e Endri Hasës, ndërkohë që është Odeta Male, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të kunatit të Bashës Erion Isufi, ajo që u jep drejtimin të rinjve duke i thënë se cilët personazhe duhen sulmuar.

Sipas CNA, në stafin drejtues të kësaj qendre është edhe Desada Metaj, e cila qëndron edhe si si koordinatore me grupin e konsulentëve izraelitë që po përpiqen të ndërtojnë imazhin e liderit për Bashën, ndërsa e treta është Elona Meço, ish-gazetare që sot drejton zyrën e shtypit.

Zyra që në fakt për menaxhere ka tre vajzat e imazhit e propagandës, ka në dispozicion me qinda profile false në rrjetet sociale, kontrollon shumë grupe në këto rrjete, komunikon e çon mesazhet në grupet e tjera digjitale të opozitës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button