Aktualitet

Del sondazhi i IPSOS, Rama merr mandatin e tretë, LSI në ‘buzë të greminës’

Një sondazh i publikuar në Top Channel nga kompania e mirënjohur e sondazheve IPSOS, tregon se 44% e shqiptarëve mendojnë se PS (Edi Rama) do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

Të pyetur se “kush mendoni se do i fitojë zgjedhjet parlamentare?”, 44% e të anketuarve janë përgjigjur (PS – Edi Rama). Sipas sondazhit të publikuar në T.CH, vetëm 24% e qytetarëve të pyetur mendojnë se do të fitojë (PD -Lulzim Basha).

Monika Kryemadhi duket se ka besim minimal nga qytetarët, pasi vetëm 2% e të anketuarve mendojnë se LSI do të fitonte zgjedhjet parlamentare.

tabela.jpeg

Në këtë sondazh janë pyetur pak më shumë se 1500 persona, 51% femra dhe 49% meshkuj, në 12 qarqe të vendit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button