Aktualitet

Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

Bruksel- Kryeministri Edi Rama këtë të hënë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë evropian si Ursula von der Leyen, me komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Zgjedhjet e përgjithshme dhe reforma gjyqësore, të drejtat themelore do të jenë në fokus të takimit që do të zhvillojë Rama sot në Bruksel, në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ashtu siç është bërë me dije, në këtë vizitë Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button