Rajoni - Bota

Kush janë dy shqiptarët e ekzekutuar në mes të Shkupit, të rinjtë u gjetën të vdekur brenda makinës

MAQEDONI E VERIUT– Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç, janë dy Shqiptarët e ekzekutuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Shkup. Të rinjtë që shikoni në foto ishin brenda një makine të parkuar të llojit “Citroen” në momentin që u qëlluan nga një mjet tjetër me dy armë të ndryshme.

Plagët e marra bënë që Berisha dhe Vardari të ndërronin jetë në vend. Dyshohet se edhe autorët e krimit, njësoj si viktimat janë shqiptarë, por ende janë të paidentifikuar.

Në vendngjarje nuk ka pasur dëshmitarë për shkak të orës së vonë kur ka ndodhur krimi, por po merrne në pyetje familjarët dhe miqtë e viktimave për të zbardhur ndonjë konflikt që dy të rinjtë mund të kenë pasur më herët.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button