Aktualitet

E RËNDË/ Shkrumbohen 3 shtëpi gjatë natës në Berat, ndërrojnë jetë babë e bir

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar tërësisht tre banesa gjatë natës në lagjen Muzakaj në Berat, si pasojë kanë humbur jetën babë e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli, 61 dhe 35 vjeç të cilët ndodheshin në njërën prej shtëpive. Report Tv mëson se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse e cila ka marrë flakë, ndërkohë që dyshohet edhe për viktima.

Në njërën nga banesat e djegura kanë qenë babai, invalid dhe i biri, të cilët nuk kanë mundur t’u mbijetojnë flakëve. Banesa ka qenë në kushtet të vështira, pasi është si tip bodrumi, dhe në momentin që është përfshirë nga flakët dyshohet se ka rënë tavani. Ku ka rënë zjarr dyshohet se dy pjesëtarët e familjes kanë qenë në gjumë dhe i ka zënë tavani i banesës. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë ngrohësja. Familjarët sakaq hedhin dyshime se në banesë ka qenë edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë.

Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll. Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.’- njofton policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button