Aktualitet

ZBARDHEN detajet/ Si ndodhi shpërthimi në makinën e prokurorit

Vora News zbardh detaje të reja për ngjarjen që ndodhi ditën e sotme rreth orës 19:30 ku shpërtheu makina e prokurorit Arjan Muça. Makina ka shpërthyer te parkimi i qendrës tregtare “Kristal”.

Nga ngjarja te Komuna e Parisit nuk raportohet për të lënduar, pasi makina ishte e parkuar dhe nuk kishte asnjë person brenda.

Mësohet se makina ishte e parkuar pranë qendrës tregtare “Kristal” në momentin që ka ndodhur shpërthimi. Dyshohet se poshtë mjetit ishte vendosur një sasi tritoli. Si pasojë e shpërthimit është plagosur një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button