Aktualitet

Sot 192 mijë doza”/ Rama zbulon: Kemi siguruar 1 milionë vaksina kineze

Shqipëria ka siguruar 1 milionë vaksina kineze anti-COVID. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama, i cili sapo mbërriti nga Turqia, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke për të marrë doza të vaksinës kineze. Rama tha se sot mbërrijnë 192 mijë doza, ku detajet do t’i jap në konferencën për mediat që do të ketë pak minuta më pas. Gjatë një konference për mediat nga aeroporti i Rinasit,  kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka siguruar 1 milion vaksina.

Ditën e sotme Rama ishte në Stamboll për marrëveshjen me kompaninë turke për lëvrimin e vaksinave kineze kundër koronavirusit. Procesi i vaksinimit anti-COVID vijon që prej 11 janarit dhe dei më tani është përqëndruar tek arsimtarët, bluzat e bardha dhe të moshuarit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button