Aktualitet

Rama i bindur: Brenda majit gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar

Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen që brenda muajit maj në vend do të kemi gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar kundër  COVID. Ai u shpreh se do ecet shumë shpejt me këtë proces për shkak se janë siguruar një sasi e madhe e vaksinash duke theksuar se ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar.

Na mësoi eksperienca që ka gjëra të paparashikuara. Por besoj që brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt. Kemi siguruar sasi të konsideruershme. Vazhdojmë punën.

 Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i këtyre goditjeve që i bëhet zinxhirit të infektimeve. Mbetemi të bindur që deri në pranverën e ardhshme do të jenë vaksinuar e gjithë popullata. Por Ogerta s’më lë, por unë mendoj se do të vaksinohen më parë.”, tha Rama

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button