Aktualitet

Ndërroi jetë mes flakëve, Rama i dorëzon titullin ‘Dëshmor i Atdheut’ babait të Arjan Salës

Tiranë- Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar titullin “Dëshmor i Atdheut babait të Arjan Salës, heroit 32-vjeçar që shpëtoi 20 punonjës duke e vetëflijuar në magazinën që u përfshi nga flakët për tre ditë me radhë.

Arjan Sala, heroi i ditëve të fundit, mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 32-vjeçari, prej 5 vitesh punonte në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Ekspertiza paraprake ka treguar se zjarri i fuqishëm në magazinën e qendrës tregtare te kthesa e Kamzës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një tel rrymë përcjellës që lidhej me një ndriçues. Sipas grupit hetimor, shkëndijat kanë rënë mbi materialet që ndodhen aty, si rroba e produkte të tjera lehtësisht të djegshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button