Aktualitet
Aksident i rëndë në aksin Bulqizë-Maqellarë, dyshohet për 2 viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, në afërsi të Gjoricës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka viktima.
Sipas mediave dy makina janë përplasur dhe raportohet se nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjerë. Burimet bëjnë me dije se drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrëfikse si dhe dy autoambulanca për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.




