Aktualitet

Anëtarësimi i përkohshëm i vendit në K. Sigurisë së OKB-së, SHBA: Urime për arritjen

TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka uruar Shqipërinë për nisjen e anëtarësimit të përkohshëm të vendit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se SHBA-të mezi po presin që të shërbejnë me vendin tonë në OKB për të trajtuar sfidat me të cilat po përballet bota.

Postimi i Plotë:

Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button