Ja kush janë oligarkët që kanë vënë në kontroll vendin, sipas Bashës!

Kreu demokrat Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me studentë të Fakultetit të Ekonomisë. Në bashkëbisedimin me ta, kryeopozitari ka përkufizuar termin oligarkë, që sipas tij së bashku me një grup qeveritarësh, kanë vënë në kontroll të gjithë vendin.
“Oligarkë janë ata të cilët pushtetin e tyre ekonomik e përdorin për të diktuar vendime politike që nga ligjet, kontrata, leje, licenca dhe gjithçka tjetër. Ata që në bashkëpunim me një grusht qeveritarësh, pastaj vënë në kontroll të gjithë ekonominë, politikën dhe median e vendit. Rruga për t’u marrë me ta është ligji ynë Anti-Mafia. Të gjithë ata që plotësojnë këto kushte do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar administrativ dhe do t’i përcillen pastaj për ndjekje strukturave të posaçme anti-korrupsion. Synimi i ligjit Anti-Mafia është që këta njerëz që janë përfshirë në këto lloje kontratash, mos të gëzojnë të ardhurat e përfituara padrejtësisht dhe këto të ardhura të rekuperohen dhe t’i kthehen qytetarëve”, – u shpreh Basha gjatë bisedës me studentët e Ekonomikut, duke shpjeguar ligjin anti-mafia që ka hartuar Partia Demokratike, dhe që do ta vërë në zbatim në qeverisjen e ardhshme dalë nga zgjedhjet e 25 prillit”, tha Basha.




