Aktualitet

Panik në aeroportin e Atlantës, një pasagjeri i gjendet armë

Arma e një pasagjeri shkaktoi panik në të gjithë aeroportin Ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson Atlanta të shtunën.Raportohet se rreth orës 13:30 në 

zonën e kontrollit të sigurisë të aeroportit, sipas Administratës së Sigurisë së Transportit të Atlantës, oficerët zbuluan se në një çantë kishte një armë zjarri,

Por sapo kjo u zbulua, pasagjeri u hodh sipër çantës së tij për ta marrë sërish. Në këtë moment arma e zjarrit u shkreh aksidentalisht, por pa plagosur njeri.

Zyrtarët e aeroportit Hartsfield-Jackson e quajtën incidentin një “të shtënë aksidentale”.
Më pas pasagjeri vrapoi me armën e zjarrit nga dalja e aeroportit duke mundur të zhduket nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët e identifikuan të dyshuarin si Kenny Wells 42-vjeçar dhe thanë se ata po e ndjekin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button