Rajoni - Bota
Greqia nuk gjen qetësi, regjistrohen lëkundje të fuqishme tërmeti në Peloponez

Një tërmet me magnitutë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi pak minuta më parë.
Mediat greke shkruajnë se epiqendra e saj ishte 11 kilometra në jugperëndim të Aegio dhe 13 kilometra në veriperëndim të Kalavrita.
Thellësia e saj ishte 51 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.




