Aktualitet

Italiani bën dasmën në hotelin luksoz të Vlorës me çek të falsifikuar

Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fals të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!”Denoncimin e ka bërë Hotel Regina 

Group në Vlorë në faqen e tij në Facebook.

“Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!

Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmërojë të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh Shqipërinë nga Google Earth!

Sigurisht që rasti do referohet në polici sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandëshkuar.
P.S.

I bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!” – shkruan hoteli në denoncimin e tij. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button