Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana: Punët për dimrin i nisim në verë

Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka bërë të ditur se bashkia e Shijakut ka nisur përgatitjen për pastrimin e shtratit të lumit Erzen. Ky pastrim do të bëhet me ndihmën e bordit të kullimit të Qarkut Durrës.

Sipas Arbanës kjo është një punë e domosdoshme për të shmangur përmbytjet dhe dëmet që kanë sjellë në Shijak.

Ai gjithashtu ka theksuar se duke nisur punën që tani po parandalohet rreziku i përmbytjeve në kohën kur do të fillojnë shirat.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button