Aktualitet

Rama zbulon datën e çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 Majit: Familja jonë e madhe politike do të mblidhet në Sheshin Skënderbej

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar datën e çeljes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Rama shkruan se fushata do të hapet në orën 12:00 më 12 Prill, teksa shprehet se “familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej”.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Kryeministri.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button