Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
9 rezultate për “Komisioni Europian”.

Rama: Shqipëria mbyll kapitullin e parë të negociatave me BE-në
Kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e Kapitullit 20 të negociatave të anëtarësimit në BE, duke e cilësuar si hap kyç për investime dhe punësim.

BE-ja propozoi periudhë prove 15-vjeçare për anëtarët e rinj: sanksione deri në heqje vote
Vendet e reja anëtare të BE-së do të kenë 15 vite mbikëqyrje intensive pas anëtarësimit. Në rast shkeljesh serioze, mund të humbasin fondet dhe të drejtën e votës.

Rama flet për hetimet ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it: "Gjykata ta bëjë punën e saj"
Edi Rama u shpreh se çështja e ish-drejtoreshës së SHISH-it duhet t'i lihet drejtësisë, ndërsa theksoi se asnjë partner ndërkombëtar nuk ka shprehur shqetësim për materialet e bëra publike.

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!
Pas 49 milionë eurove në maj, Shqipëria do të marrë 213.6 milionë të tjera në dhjetor në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Pas një kërkese për informacion, Komisioni Europian bën…

Von der Leyen viziton Kosovën më 1 tetor ndërsa BE-ja përgatit planet për Shqipërinë
Ursula von der Leyen do të vizitojë Kosovën më 1 tetor, si pjesë e një turneu rajonal, ndërsa Komisioni Europian përgatit harta rrugore për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

BE reformon zgjerimin, Shqipëria vlerësohet për sundimin e ligjit
Bashkimi Europian po rishikon në themel procesin e zgjerimit. Shqipëria përmendet si vend me përparime të dukshme në sundimin e ligjit.

BE-ja bllokon hapjen e negociatave me Serbinë — ndarje mes shteteve anëtare
Përpjekja e Komisionit Europian për të avancuar negociatat e anëtarësimit të Serbisë dështoi, pasi disa shtete anëtare refuzuan të jepnin miratimin për hapjen e Klasterit 3.

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe B
Rikandidimi për një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK është në dorë të partnerëve garantë të Reformës në Drejtësi, shpjegoi ministri Toni Gogu, pavarësisht gatishmërisë së kolegut të tij të partisë, Ulsi Manja, për të ndryshuar Kushtetutën. “Mandati i tyre është i garantuar në aneksin e Kushtetutës, që do të thotë se ka nevojë për vlerësim jashtëzakonisht të kujdesshëm, jo vetëm nga ata vetë, nga institucionet përkatëse siç është Kuvendi, por edhe Komisioni Europian, me të cilin ne po partnerizojmë, dhe SHBA, të cilët i kemi pasur partnerë strategjikë në reformën në drejtësi”, tha Gogu. Deklaratën e bëri në konferencën për mediet, ku gjykatave që vijojnë të ankohen për numrin e lartë të dosjeve të prapambetura, u kërkoi të mësojnë nga kolegët e shkallës së lartë. “Na tregoi se reduktimi i çështjeve në 60% është i mundshëm, pra nuk mund të kënaqemi me zbritjen në 1%, 2%… Ka filluar trendi i rënies së çështjeve të mbartura, por duhet të shkojmë me plan konkret dhe KLGJ është duke punuar për këtë”, vijoi ai. I pyetur pse Ministria e Drejtësisë nuk bën më shumë lidhur me noterët që ndihmojnë pastrimin e parave, topin e kaloi te gjyqësori. “Ka pasur raste edhe kur gjykata ka vendosur të rikthejë një noter, të cilit i ishte pezulluar licenca nga Ministria e Drejtësisë”. Toni Gogu ishte live kur doli lajmi se Laert Haxhisë, të dënuar me burgim të përjetshëm, i ishte sekuestruar përsëri një telefon në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Kjo nxiti pyetjen përse personazhe të tilla nuk kalojnë në regjimin më të rreptë 41-bis. “41-bis është kompetencë e Prokurorisë dhe e gjykatës që të mundet të kërkojnë vendosjen… ju e quajtët popullim të atyre personave, pasi u kufizohet liria në mënyrë edhe më ekstreme”. Ministri nuk komentoi lidhur me pyetjen përse këto telefona që u sekuestrohen eksponentëve të krimit në burgje, dërgohen përmes BKH-së për ekspertizë në SPAK www.voranews.al
Komisioni Europian del në mbrojtje të SPAK-ut: Kritika për sulmet politike në çështjen Balluku
Në raportin vjetor për Sundimin e Ligjit, Komisioni Europian kritikon reagimet e ekzekutivit dhe të shumicës parlamentare ndaj SPAK-ut lidhur me çështjen Balluku.